Partizani pa “frena”, zyrtarizimet në seri

Partizani, pasi zyrtarizoi Uilliam Kordeiron, ka njoftuar arritjen e marëveshjes me një tjetër lojtar që rikthehet në kampin e kuq. Bëhet fjalë për shkodranin Esin Hakaj, i cili ka nënshkruar për një vit me “demat e kuq”.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Esin Hakaj. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar sot një kontratë një vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 22 vjeçari rikthehet në familjen e kuqe, pas dy sezonesh pozitive te Teuta. Hakaj i është bashkuar menjëherë skuadrës, për të qenë pjesë e përgatitjeve në Slloveni”, njofton Partizani.

Hakaj para pak ditësh u largua nga Teuta dhe tashmë do të tentojë të luajë me të kuqtë, ndryshe nga se ndodhi para tre vitesh kur la Vllazninë për t’u transferuar në kryeqytet. Tashmë ai është më i pjekur dhe i ka treguar vlerat e tij me durrsakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *