Partizani nuk ngre më kokë, edhe Kamza fundos projektin italo-shqiptar

Derbi apo jo, pak rëndësi ka për Kamzën, që tashmë nuk është më as “hirushja” e kampionatit, sepse është një realitet i bukur, një skuadër fantastike, që ka prishur gjithë ekuilibrat e Superiores.

Sot kamzalinjtë mposhtën 1-0 Partizanin e frikshëm në parashikimet e verës, me një gol nga Ymeri në minutën e 82-të.

Një kundërsulm perfekt, me kombinime të shpejta mes Plakut, Rezit e Frashërit, ndërsa Ymeri mbylli aksionin fantastik, duke mposhtur Alban Hoxhën.

Partizani luajti një ndeshje mediokre, shumë pak lojë, aspak ritëm dhe raste sporadike, që nuk vinin era gol në përgjithësi.

Nëse deri tani trajneri Juliano mbrohej me faktin se skuadra luante mirë dhe mungesat në sulm ishin problemi, tani nuk ka më justifikime: projekti italo-shqiptar  është një dështim total.

Kategoria Superiore – Java 9
E shtunë, më 4 nëntor, ora 14:00

Kamza – Partizani   1-0

Shënues: Ymeri 83′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi (Mumajesi 90’+2), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Krasniqi, Kalari, La Kamera (Sulejmani 85′), Vila, Batha, Trashi, Bardhi (Asani 72′), Basrak (Xhixhiua 79′). Trajner: Mark Juliano

Kartonë të verdhë: Kuqi 73′, Idrizaj 74′, Raçiç 75′ / La Kamera 9′, Batha 59′, Trashi 71′, Asani 83′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Nertil Bregasi, Proletar Puto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *