Partizani nuk ndalet, kërkon edhe sulmuesin e Shkëndijës

0

Duket se tregu maqedonas është kthyer në të preferuarin e Partizanit, që ka hequr dorë përfundimisht nga tregu italian, pas dështimit në merkaton e verës. Ditët e fundit “Sport Ekspres” mësoi se Partizani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Pelisterit, brazilianin Lukas, i cili praktikisht është i kuq dhe pritet vetëm marrëveshja mes klubeve, për transferim që në janar me ndonjë pagesë nga Partizani, apo falas në fund të sezonit.

Ndërkaq, “supersport.al” raporton se të kuqtë kanë hedhur sytë edhe nga sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Besart Abdurrahimi. Bëhet fjalë për një sulmues 27-vjeçar me CV shumë të pasur, sepse ka luajtur për shumë vite te NK Zagrebi për shumë vite, deri më 2013. I lindur në Kroaci, por me pasaportë kroate, duke luajtur edhe për kombëtaren, Abdurahimi ka luajtur edhe te Hapoeli i Tel Avivit, te Lokereni në Belgjikë, Astana në Kazakistan dhe Cerezo Osaka në Japoni.

Në fillim të këtij viti firmosi për Shkëndijën, por nëse në pranverë ishte titullar fiks, në sezonin e ri ka luajtur gjithnjë si rezervë dhe ka shënuar 2 gola në kampionat.

Nëse Partizani i jep garanci se do të luajë rregullisht, Abdurahimi do t’i kërkojë Shkëndijës ta lërë të lirë dhe zor se klubi tetovar do të refuzojë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image