Partizani nuk do vetëm titullin kampion, ja objektivi tjetër

Partizani po bëhet gati për ndeshjen e radhës me Kukësin, ndërkohë që një ditë më parë ekipi i dytë i të kuqve i shënoi tre herë skuadrës verilindore. Flasim për Kukësin B. Në kampin e kuq, veçse për titullin kampion, duket se po mendojnë edhe për ngjitjen e të kuqve në Kategorinë e Parë.

Njëherë e kanë realizuar këtë objektiv, por më pas e tërhoqën Partizanin B. Nëse do ndodhë diçka e tillë, atëherë të rinjtë dhe ata që nuk kanë minuta mund të luajnë në të Parën dhe të rriten, pasi normalisht edhe niveli aty është i mirë dhe u shërben lojtarëve të marrin eksperiencë.

Ndërkohë trajneri Skënder Gega po mendon edhe për ndeshjen me Kukësin dhe për këtë kishte dërguar në takimin e djeshëm edhe disa lojtarë të ekipit të parë. Dilaver Duka, Renaldo Kalari, Dashamir Xhika dhe Tijan Jaiteh u aktivizuan për 90 minuta dhe u shërben për të pasur formën e duhur. Duke pasur parasysh problemet shëndetësore të Telushit, është shumë  e rëndësishme gjetja e zëvendësuesit ideal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *