Partizani nis valën e “spastrimeve”

0

Vrapi, Bylykbashi mund të largohen. Vidoviç “de juro” nuk është pjesë e klubit 

 

Në kampin e “Demave” përveç afrimeve që kanë nisur që ditën e djeshme me afrimin e Atandes do të ketë edhe largime. Lojtarët që nuk kanë bindur në këtë gjysmë të parë të sezonit dhe nuk bëjnë më pjesë në planet e Starovës dhe drejtuesve të ekipit do të largohen për t’i bërë vendin afrimeve të tjera. Shumë aktiv do ë jetë ky muaj për drejtuesit e të kuqve. Përpara është detyra e vështirë e forcimit të ekipit, por edhe largimi i lojtarëve do të jetë prezent në këtë pjesë të ekipit.

Një ndër lojtarët që mund të konsiderohet i larguar është Marko Vidoviç. Futbollisti nuk është parë në radhët e Partizanit prej 2 muajsh dhe mungesa e tij nuk mund të justifikohet më me faktin se vuan nga ndonjë dëmtim. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk po stërvitet me grupin, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhet në Serbi. Vidoviç në momentin e parë që do të jetë në Shqipëri me shumë mundësi do të nënshkruajë marrëveshjen e ndarjes nga Partizani.

Endri Vrapi –  Një ndër lojtarët e tjerë që mund të quhet i larguar nga Partizani është edhe Endri Vrapi. Afrimi i Atandes ka lëkundur pozitat e Vrapit dhe me shumë mundësi do të jetë i larguari i radhës nga të kuqtë. 33-vjeçari ka luajtur 6 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë paraqitje përgjithësisht të mira, por nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit. Vrapi në këtë sezon ka përfunduar edhe tek ekipi B.

Dorian Bylykbashi – Ndeshja ndaj Teutës mund të jetë edhe e fundit për të me fanelën e Partizanit. Burime të ndryshme bëjnë me dije se Bylykbashi mund të largohet na “demat”. Nevoja për hapësira në afrimin e lojtarëve, por edhe mosha e tij e madhe (35 vjeç) mund të shtyjë klubin drejt një vendimi të tillë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image