Partizani nis punën, në Itali kompletohet skuadra

Të kuqtë kanë lënë dje paradite kryeqytetin dhe i janë drejtuar aeroportit “Nën Tereza”, për të fluturuar më pas drejt Italisë. Partizani e kishte planifikuar prej kohësh zhvillimin e fazës përgatitore në vendin fqinj, aty ku ka dashur stafi i ri teknik, me në krye trajnerin Mark Juliano.

Partizani do të akomodohet në “Grand Hotel Elite”, në Kashia. Në këtë vend të kuqtë do të qëndrojnë deri më 31 gusht dhe më 19 gusht është programuar edhe testi i parë ndaj Ternanës. Gjatë kësaj periudhe pritet të ketë edhe zhvillime të tjera në kampin e kuq, kryesisht në dalje, sepse organika është e tejmbushur.

Me ekipin në Itali janë bashkuar sot edhe 3 lojtarët, sulmuesi Edgar Çani dhe mesfushorët Kristian Adorjan dhe Xhiovani La Kamera. Të premten me skuadrën do të jetë prezent edhe përforcimi më i ri Erik Herrera.

Ndërkaq, më 17 gusht, ora 20.00, Partizani do të ndeshet në miqësore me Vastezen, klub i Serisë D. Lajmin e ka dhënë klubi i vogël italian, ndërsa nuk ka asnjë njoftim nga Partizani. Është miqësorja e dytë e konfirmuar, pas asaj me Ternanën, planifikuar më 19 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *