Partizani nis merkaton, zyrtarizohet afrimi i parë

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur firma mbi kontratë dhe zyrtarizmi nga Partizani. Fatjon Jusufi ka lënë Renovën në Maqedoni dhe ka mbërritur në Shqipëri, ku edhe do të provojë eksperiencën e parë si lojtar i të kuqve.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Fatjon Jusufin. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas, ka firmosur sot një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. 23-vjeçari është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë”, njofton klubi i Partizanit.

Jusufi ka mbushur më 17 dhjetor 23 vjeç dhe luan në të dyja krahët e sulmit, por edhe si sulmues i dytë. Prej vitit 2013 ai është pjesë e Renovës në Maqedoni, teksa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje nga 18 që janë zhvilluar deri më tani në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *