Partizani në Kosovë, kërkon dy nga yjet e Superligës

Betim Haxhimusa është një ndër futbollistët që ka shkëlqyer në Superligën e Kosovës dhe me fanellën e Gjilanit ka zhvilluar dy sezone mjaft pozitive, duke qenë ndër më të mirët në fushë dhe duke shënuar rregullisht. Kjo paraqitje e tij ka rënë në sy të klubeve të njohura, ndër ta është edhe Partizani dhe GazetaOlle.com mëson se lojtari tashmë është kontaktuar nga klubi i i kuq. Mësohet se klubi i ka dhënë ofertën dhe brenda javës do të vendoset gjithçka. Haxhimusa është nën kontratë me klubin gjilanas deri në qershor dhe vetëm me mirëkuptim të klubit ai mund të largohet.

Ndërkaq, sërish GazetaOlle.com raporton se edhe sulmuesi shtatlartë i Llapit kryesues, Mirlind Daku, është në shënjestrën e Partizanit. Autori i 9 golave këtë sezon ka nisur bisedimet me Partizanin dhe në moshën 19-vjeçare, është një prioritet për Partizanin edhe si investim për të ardhmen, ashtu si paralajmëroi dje drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, i cili deklaroi se Partizani i së ardhmes do të punojë shumë me të rinjtë dhe do të afrojë lojtarë të rinj në moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *