Partizani, në Gjirokastër me probleme formacioni

0

Partizani ndeshet sot me Luftëtarin dhe duhet të bëjë pa mesfushorin Trashi e sulmuesin Ekuban, të dy të pezulluar.

Megjithatë, këto mungesa ishin llogaritur, ndërsa shqetësim i ri është dëmtimi i mesfushorit Batha. Ky i fundit nuk u stërvit dje dhe është në dyshim të madh, ndaj nuk përjashtohet të luajë nga fillimi Torasa, i aftë të luajë edhe në krahët e mesfushës.

Ndërkaq, Mazrekaj mbetet një pikëpyetje, pasi prania e tij në formacion nuk është e sigurt nga problemet e vjetra fizike, ndaj Starova mund të hedhë në fushë Jurgen Bardhin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.