Partizani në fushë, pa trajner e me gjysmë ekipi

Partizani kthehet urgjentisht në fushë, pas lajmit se CAS-i la konfirmuar përjashtimin e Skënderbeut për edicionin e ardhshme në kupat e Europës.

Ky vendim ka kthyer Partizanin në Europa League, por tashmë duhet rindërtuar gjithçka me urgjencë dhe klubi i kuq është vonë.

Në seancën e parë përgatitore mungonte trajneri Klevis Dalipi, i cili nuk do të vijojë të jetë në krye të demave, madje do të shkëputet përfundimisht nga Partizanit, duke mos pranuar asnjë rol tjetër.

Për momentin skuadra do të drejtohet nga trajneri i Partizanit B, Genc Mahmutaj, ndërkohë që është zyrtarizuar largimi i Blerim Kotobelli, i cili nuk ka rinovuar me të kuqtë.

Në stërvitje ishte Lorenc Trashi, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar jashtë Shqipërisë, por mungonin shumë lojtarë, duke nisur nga Abdurahimi e Gojkoviç.

Në stërvitje kanë dalë afrikanët e Egnatias, mesfushori 19-vjeçar Henry Amos, 18-vjeçari Beji Antoni dhe sulmuesi 19-vjeçar Akbodike. Po ashtu, ka nisur stërvitjen edhe mbrojtësi Eneo Bitri i Tomorit, 21 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *