Partizani ndaj “barrierës” Laçi, Skënderbeu pa Bregun

Kreu mund të ndryshojë sërish sot. Partizani dhe Skënderbeu luajnë në shtëpi, por kanë përballje të vështira. Të kuqtë presin Laçin, që në mesjavë fitoi kundër korçarëve në kryeqytet. Bardhezinjtë këtë sezon nuk janë mposhtur në asnjë transfertë, një tjetër tregues i forcës së tyre.

Gjithsesi Partizani do ketë edhe mbështetjen e tifozëve, pasi klub ka shlyer dënimin e Disiplinës me gjobë. Sa i takon formacionit, rikthehet Atanda në mbrojtje. Mbetet për t’u parë nëse Kote do të luajë sërish titullar. Në krahun tjetër Laçi nuk do të ketë në dispozicion Altiparmakovskin, i cili është i dëmtuar.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-LAÇI

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Emigers Ganxhi, Denis Agaraj. Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Arianit Lulaj

Në Korçë vendasit duan kthesën e menjëhershme. Dejvi Bregu me shumë mundësi do të jetë mungesa e madhe, ndërkohë që vendin e tij pritet ta zërë Ardit Hoxhaj. Ndeshje speciale edhe për këtë të fundit, pasi përballë Skënderbeut do jetë Flamurtari.

Vlonjatët shkojnë në Korçë pa Danilo Alvesh, ndërkohë që formacioni me shumë mundësi do të jetë po ai që luajti kundër Luftëtarit, me ndonjë ndryshim të vogël. Sa i takon arbitrit të ndeshjes, ai do të jetë Ardian Beqiri.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU – FLAMURTARI

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Musta, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj

Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *