Partizani mund të rinjtë, shënon edhe Sukaj

Partizani ka rinisur sot përgatitjet, në prag të debutimit sezonal, të dielën në mbrëmje kundër Laçit.

Të kuqtë kanë luajtur një miqësore në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz, ku përballë kanë pasur Partizanin B, drejtuar nga Genci Mahmutaj.

Trajneri Juliano provoi formacionin që pritet të jetë titullar kundër Laçit, ku binte në sy mungesa e sulmuesit kryesor Edgar Çani, i cili nuk ishte as në stol. Po ashtu, edhe Realdo Fili ka probleme fizike dhe nuk ishte i gatshëm.

Ndërkaq, Malota e Trashi, por edhe Sukaj, e nisën nga stoli.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Pjesa e parë është mbyll me rezultatin 2-0, me gola të Adorjan dhe Prognit. Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Iuliano kanë thelluar rezultatin me autorë të golave Trashin, Sukaj dhe brazilianin Uarlej. Ndërkaq, për Partizanin B shkurtoi diferencat Kumanova.

Formacioni titullar i Partizanit:

Haxho, Ibrahimi, Atanda, Fejzullahu, Kotobelli, Batha, Adorjan, Bardhi, Vila, Progni, Herrera.

Në pjesën e dytë u aktivizuan:

Xhika, G. Krasniqi, Malota, Kalari, Selvaxhio, La Kamera, Trashi, Shahinas, Uarlej, Xhixhiua, Sukaj, Sulejmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *