Partizani milioner edhe nëse dështon, por ia kalon Feronikeli

UEFA ka zyrtarizuar shifrat që do të marrin klubet nga pjesëmarrja në kupat e Europës dhe te Partizani po festojnë, pasi veç për titullin kampion shkojnë në arkat e klubit 260 mijë euro. Pjesëmarrja në raundin e parë të kualifikueseve u jep atyre edhe 280 mijë euro të tjera.

Në rastin më të keq, me Partizanin të eliminuar nga Champions League, klubi kryeqytetas merr edhe 260 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë të Europa League. 800 mijë euro kampionët e Shqipërisë i kanë të sigurta, por synohet për më shumë. Për këtë duhet kaluar Karabaku.

Përfitime mjaft të larta edhe për Feronikelin, që ka arkëtuar 260 mijë euro si kampion i Kosovës. Nga kalimi i turit paraliminator ka arkëtuar edhe 230 mijë euro, ndërkohë që merr edhe 280 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë kualifikues.

Ata kanë në dorë kualifikimin në turin e dytë, që do u sillte edhe 380 mijë euro. Në rast eliminimi, përfitojnë edhe 260 mijë euro dhe vijojnë rrugëtimin në Europa League. Momentalisht kanë të sigurta 1 milion e 30 mijë euro.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE
Ekipet kampione – 260 mijë euro
Turi paraeliminator – 230 mijë euro
Turi i parë kualifikues – 280 mijë euro
Turi i dytë kualifikues – 380 mijë euro
Turi i tretë kualifikuese – 480 mijë euro (vetëm klubet që eliminohen dhe bëjnë pjesë te klubet kampione)

Prishtina, e eliminuar nga Europa League, ka përfituar 220 mijë euro, kurse Laçi, Kukësi dhe Teuta nga 240 mijë euro i arkëtojnë për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues. Kalimi në raundin tjetër u çon në arka edhe 260 mijë euro të tjera, një mision i vështirë duke parë ndeshjet e parë që këto klube kanë zhvilluar.

UEFA EUROPA LEAGUE
Turi paraeliminator – 220 mijë euro
Turi i parë kualifikues – 240 mijë euro
Turi i dytë kualifikues – 260 mijë euro
Turi i tretë kualifikuese – 280 mijë euro
Faza playoff – 300 mijë euro (vetëm klubet e eliminuara)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *