Partizani “merkato” stafi, Kapeçe zëvendësohet nga Florian Ristani

Largimi i trajnerit të portierëve Mario Kapeçe ka lënë jo pak të zhgënjyer portierët e Partizanit. Italiani ishte mjaft profesionist dhe kishte krijuar “oazin” e tij në Tiranë. Gjithmonë i gatshëm për të buzëqeshur dhe për të përcjellë pozivitet, në fushë asnjë fjalë vetëm punë. Kombinimi perfekt i një trajneri. Kapeçe kishte fituar simpatinë e Hoxhës, Xhikës, por edhe Haxhos. Ai ndikoi edhe rritjen e nivelit të tyre, pasi stërvitja që aplikonte ishte mjaft e vlefshme. Nëse italiani zëvendësoi në këtë detyrë ish-portierin e Partizanit Perlat Mustën, Kapeçe do të zëvendësohet nga trajneri i ri Florian Ristani. Trajneri i ri i portierëve nuk është njohje e re për “demat”, pasi ka punuar me ekipet e moshave. Ristani ka punuar me Akademinë e Partizanit, ndërsa tani ka bërë kapërcimin e madh duke kaluar në ekipin e parë. Për momentin ai do të përgatisë portierët e ekipit të parë deri në gjetjen e një alternative tjetër. Nëse Ristani do të bindë me punën e tij dhe portierët do të jenë të kënaqur me të, atëherë ai mund të mbesë edhe në këtë detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *