Partizani me petk kampioni, përmbysje spektakolare ndaj Barleti Volej

0

Gjergj Vyshka

Dramë, vendosmëri dhe spektakël. Këto kanë qenë tre cilësitë e ndeshjes së javës së tretë të volejbollit të femrave, Partizani-Barleti Volej. Pas dy orë e 21 minutash lojë, me një përmbysje të madhe, ka dalë e fituar Partizani i Roland Tares. Barleti Volej, nën udhëheqjen e Amarilda Prengës, duke e pasur në formë Picakun e Agollin, por dhe Stërmillën e Çaushajn, sa hap e mbyll sytë merr setin e parë 11-25.

Po kështu dhe të dytin 21-25 dhe krijohet përshtypja se do të jetë një ndeshje e fituar 3-0 nga vajzat e Hasan Gurabardhit. Madje përforcohet kjo ide kur fillimi i setit të tretë është 4-0 për Barletin Volej. Partizani rekuperon në 5-4, 12-10, 18-13 dhe rihap lojën duke fituar setin e tretë 25-19. Forcon mbrojtjen, por dhe pritjen e topit të parë.

Është i efektshëm në shërbim, ku bie në sy Uglenko e Beshiri dhe për rrjedhojë ka një tjetër ritëm në setin e katërt; 7-4, 14-11, 23-18, 23-21 dhe fiton setin 25-22. Gjendja psikologjike e Partizanit është më e lartë, pavarësisht se në finale Barleti Volej ka kryesuar 6-8, 6-10, 8-10, 11-12, 13-14. Dhe barazohet rezultati, jo pak por pesë herë, me shanse për të dyja ekipet për të mbyllur ndeshjen. Fati i ka buzëqeshur Partizanit, që ka fituar 20-18 dhe krejt ndeshjen 3-2.

Gëzim i madh tek Partizani, ndërsa Gurabardhi ka ikur menjëherë pas ndeshjes, krejtësisht i nervozuar me vajzat e tij. Ndërkohë për femra Tirana ka fituar në Lushnjë 3-0, Mirdita në Shkodër 3-0 dhe Teuta në Durrës, 3-1 ndaj Skënderbeut.

Image may contain: text

Për meshkuj Erzeni, pas fitores 3-0 ndaj Tiranës në fushën e kësaj të fundit ndodhet në vendin e parë. Madje kryeson së bashku me Skënderbeun, që ka mundur në kryeqytet Farka Volejin, 3-1. Studenti ka fituar në Durrës 3-0 e të njëjtën gjë ka bërë dhe Partizanit në Elbasan.

Image may contain: text

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg