Partizani mbyll përgatitjet, lajme të mira për “Demat”

Partizani ka mbyllur përgatitjet për sfidën e kthimit kundër Sherif Tiraspolit dhe skuadra kampione e Shqipërisë duket gati. Nën urdhrat e italianit Lerda, “Demat” kanë kryer sot seancën e fundit stërvitore para Sherifit, në Kamzë.

Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm nën urdhrat e trajnerit të “Demave” dhe siç raporton faqja e klubit, asnjë nga futbollistët nuk vuan nga ndonjë dëmtim dhe se të gjithë janë gati. Edhe Jurgen Bardhi, i cili vuan nga një dëmtim kronik, do të jetë gati për sfidën e kthimit.

Tani mbetet në dorën e Lerdës për të zgjedhur futbollistët që do të luajnë në ndeshjen e kthimit në Moldavi, ku ende në pikëpyetje mbeten Trashi dhe Asani. Takimi i kthimit do të luhet me datë 1 gusht (të enjtën) në “Sheriff Stadium”, në orën 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *