Partizani, kush është “bashkia” e Gazit?

0

Skënderbeu është klubi më i pasur në futbollin shqiptar. Sapo morën dhe nja 700 mijë euro të tjera. Dy vite më parë fituan gati 8 milionë, euro, gjithnjë euro. Para të pastra, të fituara në fushë, sidomos me atë çka bëjnë në Europë dhe me shitje lojtarësh. Megjithatë, dhuratat i ka qejf dhe mbreti. Bashkia e Korçës për shembull, jep gati 200 milionë lekë të vjetra në vit, ndërkohë që tani po mbaron dhe kompleksi i ri, i financuar nga shteti.

Një paralele jo dashakeqëse e hequr për të treguar se për shembull Partizani, skuadra e tretë për nga fitimi i titujve në vend, nuk ka një trajtim të njëjtë me ekipet e tjera të këtij kampionati. Tani dikush do më përplasë letrat dhe do më thotë: nuk janë ekip bashkie. Dakord, nuk janë dhe ata e kanë pranuar këtë realitet. Po nëse sheh që në një vit harxhojnë 180 mijë euro për fusha stërvitore, stadium, hotel e ushqim, të vjen pak keq. Shteti mburret që i ka dhënë tokën për të ndërtuar kompleksin, por shumëkush harron që shteti (qoftë rozë apo blu) e kishte detyrim që kompleksin t’ia ndërtonte Partizanit nga e para e t’ia bënte dhuratë. Një lloj kompensimi moral për kompleksin e vjetër. Ikni bëni një xhiro nga kompleksi i vjetër.

Nejse, presidenti Demi gjithsesi edhe këtë sezon do luajë “all in”, si në poker. Do dhe titullin do dhe kompleksin. Titullin ta marrin këta thotë duke parë nga Moxhi, kompleksi është kampionati im. Është e drejtë thuash që në 4 vite nuk ka fituar asnjë trofe, ka ndërruar shumë herë trajnerin e drejtorin dhe që tifozi i thjeshtë në fund nuk do t’ia dijë se në ç’kushte e ke marrë dhe punon. Por është po kaq e drejtë të thuash se pa stadium, pa një fushë stërvitore dhe pa lekë Bashkie ashtu si askush tjetër në këto pozita në Superiore, një lloj komplimenti këtij klubi i duhet bërë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here