Partizani-Kukësi, asnjë gol pas 45 minutash

0

Partizani e Kukësi vihen përballë prej orës 19.00, në një supersfidë ku ndalohet humbja, jo thjesht për renditjen, sepse starti me probleme ka shtuar presionin mbi skuadrat dhe trajnerët përkatës. Partizani është i plotë tashmë dhe luan edhe Edgar Çani, ndërsa te  kampionët mungon Musolli, i sëmurë ditët e fundit.

KRONIKA

4 MINUTA SHTESË

88′ Partizani fiton goditje dënimi jashtë zone, pozicion i shkëlqyer për Bathën, i cili godet mjaft bukur, por Koliçi fluturon dhe e çon topin në këndore. Super pritje!

84′ Aksion pa fund i Partizanit, Sukaj tenton i fundit nga jashtë zone, por jashtë për pak centimetra. I pafat sulmuesi shkodran, i futur në vend të Çanit në minutën e 71-të.

74′ – Kotobelli rrëmben një top dhe gjen hapësirë për të goditur, ngjitur me shtyllën.

68′- Bardhi nisnjë top të ulët për Adorjan, i cili në qendër të zonës godet, por neutralizon Koliçi i sigurt

64′ – Trashi hedh një top të gjatë për Çanin që del i vetëm përballë Koliçit, vendimtare dalja e “gardianit” të Kukësit.

60′ – Progni në hyrje të zonës gjen mundësinë për të goditur, pret në dy kohë Koliçi.

58′ – SUPER RAST KUKËSI. Aksion i gjatë i kuksianëve, Kale pason për Gurin, i harruar nga mbrojtja, tentativa e shkodranit me të majtën shkon ngjitur me shtyllën.

56′ – Ka rrëmujë brenda zonës së Kukësit, të kuqtë pretendojnë për 11-metërt, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin Xhaja

45′ MBYLLET PJESA E PARË Mbyllen 45 minutat e para të Partizani-Kukësi. Ndeshje e ekuilibruar, mes dy skuadrash të të njëjtit nivel, që luftuan shumë dhe menduan në radhë të parë të evitonin lënien e hapësirave të mëdha në prapavijë. Atmosferë e bukur në stadium, ndeshje emocionuese në momente të caktuara, por pas një fillimi të shpejtë, të dyja skuadrat u kujdesën shumë.

28′ – Zeqiri nderhyn ashpër, gjyqtari e fal. Goditje dënimi jashtë zone për Partizanin, gjatë aksionit Progni godet fuqishëm nga distanca, paksa jashtë. Rrezikon Partizani.

24′ – Batha nga e djathta hedh një top brenda zone, Progni provon me kokë, por i pasaktë.

15′ Kotobelli ekzekuton një goditje dënimi, Alijev nuk largon si duhur dhe Batha provon sërish me kokë, gjuajtja e tij shkon pak mbi traversë.

12′ – Guri depërton nga e djathta dhe harkon një top në dalje të zonës, Ibrahimi stopon keq. Kale vigjilent rrëmben topin, godet me të djathtën dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën. Rast i jashtëzakonshëm për Kukësin!

9′ – La Kamera ekzekuton një goditje dënimi, Ibrahimi në shtyllën e dytë në tentativë për të goditur shkakton faull.

2′ – Kale harkon nga këndi, Shameti provon me kokë por nuk gjen dot kuadratin.

E hënë, më 18 shtator, ora 19:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani – Kukësi        0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Adorjan, Progni (Bardhi 68′), Trashi, Çani (Sukaj 71′). Të gatshëm: Xhika, Selvaxho, Malota, Vila, Herrera. Trajner: Mark Juliano

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami (Rrumbullaku 58′), Bakaj, Kërkotiç, Zeqiri, Kale, Guri, Alijev (Shtubina 63′). Të gatshëm: Frashëri, Idrizi, Hoxha, Ethemi, Musolli. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Adorjan 66′, La Kamera 74′ / Bakaj 74′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Dojando Myftari, Rejdi Avdo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.