Partizani këmbëngul, marrëveshje me mbrojtësin vlonjat

0

Tashmë është çështje orësh dhe Partizani do të bëhet me mbrojtës të ri. Të kuqtë kanë ditë që bisedojnë me Kamzën dhe Hektor Idrizajn dhe me mbrojtësin e kanë arritur me kohë marrëveshjen verbale.

Kamza vazhdon të rezistojë, sepse kërkon të gjejë mbrojtës të djathtë për të zëvendësuar vlonjatin, ndërsa i kërkon Partizanit dy lojtarë, mes të cilëve edhe Eraldo Çinarin. Pikërisht këtu ngec gjithçka dhe Idrizaj është pezull, por vetë e ka dhënë aprovimin dhe në klubin e kuq thjesht po kërkojnë zgjidhje me Kamzën.

Kjo e fundit ka tenuar një marrëveshje me Kukësin për shkëmbim Teqja-Qaqi dhe nuk do ishte kundër të bënte sërish biznes me rivalët e Partizanit, ndoshta edhe si sinjal presioni ndaj të kuqve.

Janë orë vendimtare, sepse Idrizaj kërkon të largohet, Partizani e do patjetër dhe Kukësi mund të prishë punë. Gjithçka duhet realizuar shpejt, sepse trajnerët i duan ekipet të kompletuara për minifazën përgatitore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.