Partizani kap kreun, Flamurtari në humnerë

0

Pritej një fitore e lehtë e Partizanit dhe ashtu ndodhi: 2-0 ndaj Korabit, dy gola në pjesën e parë, Ekuban u kthye te goli.

Gjithçka sipas planit, sepse Korabi ishte tepër modest për të rrezikuar të kuqtë, që ndeshjen e sotme e kanë shfrytëzuar edhe për të kthyer në fushë pas shumë kohësh Xhevahir Sukaj, por pa fushën edhe sulmuesi Bonifejs, një investim krejtësisht pa vlerë në janar.

Gjithsesi, tashmë Partizani është në krye, së bashku me Kukësin, por fundjavën e ardhshme luan një finale kundër Skënderbeut.

Ndërkaq, një gol i Ansi Nikës në pjesën e dytë i dha fitoren 1-0 Laçit kundër Flamurtarit. Fitore e merituar e laçianëve, që pa zhurmë shkojnë sipër në renditje.

Ndërkaq, Flamurtari zhytet në renditje dhe makthi nuk ka fund, sepse thjesht po përsëriten sezonet e fundit dhe kjo është e turpshme, për një klub që nuk është as në tokë e as në ajër dhe çdo vit prish e ndreq skuadra, firmos kontrata të majme dhe shlyen borxhe të vjetra e krijon të reja. Kaos!

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 26 

Korabi – Partizani        0-2

Golat: Prençi 30′ aut., Ekuban 32′

Korabi: Laço, Shabani, Prençi, Kaja, Peposhi (Kaloshi 6′), Zefi, Jubani (Marinaj 72′), Gavazaj, Arifaj, Mziu, Ivani
Trajner: Gerd Haxhiu

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Ibrahimi, Malota, Trashi, Vila, Ramadani, Cetkovic, Bardhi (Bonifejs 58′), Ekuban, Fili (Sukaj 70′)
Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Mziu 36′, Shabani 45′, Zefi 66′ / Ekuban 81′, Sukaj 90′


Laçi – Flamurtari        1-0

Goli: Nika 57′

Laçi: Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Jonuzi 81′), Vucaj, Nika (Shala 73′), Musaj (Abraham 89′), Serxho, Mensah
Trajner: Bledar Sinella

Flamurtari: Halili, Jakovljeviç, Veliu, Kuqi, Mersini, Telushi, Neziraj (Dushku 46′), Shkodra (Hyseni 61′), Galiç, Danilo Alvesh (Shehaj 67′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Sefgjini 27′, Lushkja 27′, Musaj 83′ / Galiç 20′, Veliu 33′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here