Partizani jashtë gare, Braçe akuzon Armand Dukën

0

Nuk përbën më ndonjë lajm, nëse themi që Erion Braçe është armik i betuar i Armand Dukës. Deputeti socialist, tifoz i thekur i Partizanit, ka kohë që sulmon presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pas barazimit të Partizanit në Vlorë ka shpërthyer në akuza, duke postuar edhe fotot e penalltisë së Kukësit ndaj Korabit dhe penalltisë së mohuar Ekubanit në Vlorë.

POSTIMI NË INSTAGRAM

KY ËSHTË KRIMI I SOTËM I SISTEMIT KRIMINAL QË KONTROLLON FUTBOLLIN NË SHQIPËRI!

Të dyja ndeshjet e një gare, Kukësi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosen nga gjyqtarët e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shihini fotot;

Në të parën është penalltia dhënë Kukësit sot, topi as që prek duar por bythën e lojtarit të Korabit; ky është një zhvillim krijues i çdo rregulloreje të futbollit!

Në të dytën e të tretën është penalltia që iu mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me këmbë dhe nuk i jepet penallti!

Tani krahasojini këto penallti; Atë që i është dhënë Kukësit dhe atë që i është mohuar Partizanit. Ja bëjnë muuuuuuu! Këto nuk janë kurrë gabime njerëzore!

KY ËSHTË URDHËR!

Urdhër për të gjykuar dhe vendosur kështu! Urdhër për të ndëshkuar Partizanin!

Pas “kërcënimit” të “Të Madhit” ndaj gjyqtarëve, i vetmi që e jep këtë urdhër është ai “I Madhi” i Federatës! Ka vrarë përfundimisht garën në tre javët e fundit, në një krim të përsëritur ndaj futbollit shqiptar, në mënyrën më të hapur të mundshme, të qëllimtë dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbësit! Si çdo vit në shtatë vitet e fundit! Tani është luftë ndaj luftë do ketë! E kërkoi vetë dhe do e marrë! Duhet shembur sistemi i Federatës dhe kjo do të ndodhë, njëherë e përgjithmonë e pa kthim. Më mirë të mos luhet futboll se sa me futbollin të mashtrohet një komb i tërë, të bëhet krim duke vrarë pasionin e çdo futbollisti sot dhe ëndrrat e çdo fëmije nesër!

Urdheroni; KY ESHTE KRIMI I SOTEM I SISTEMIT KRIMINAL QE KONTROLLON FUTBOLLIN NE SHQIPERI! Te dyja ndeshjet e nje gare, Kuksi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosen nga gjyqtaret e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Shihini fotot; Ne te paren eshte penalltia dhene Kuksit sot, topi as qe prek duar por bythen e lojtarit te Korabit; ky eshte nje zhvillim krijues i cdo rregulloreje te futbollit! Ne te dyten e te treten eshte penalltia qe ju mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me kembe dhe nuk i jepet penallti! Tani krahasojini keto penallti; Ate qe i eshte dhene Kukesit dhe ate qe i eshte mohuar Partizanit. Ja bejne muuuuuuu! Keto nuk jane kurre gabime njerezore! KY ESHTE URDHER! Urdher per te gjykuar dhe vendosur keshtu! Urdher per te ndeshkuar Partizanin! Pas “kercenimit” te “Te Madhit” ndaj gjyqtareve, i vetmi qe e jep kete urdher eshte ai “I Madhi” i Federates! Ka vrare perfundimisht garen ne tre javet e fundit, ne nje krim te perseritur ndaj futbollit shqiptar, ne menyren me te hapur te mundshme, te qellimte dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbesit! Si cdo vit ne shtate vitet e fundit! Tani eshte lufte ndaj lufte do kete! E kerkoi vete dhe do e marre! Duhet shembur sistemi i Federates dhe kjo do te ndodhe, njehere e pergjithmone e pa kthim. Me mire te mos luhet futboll se sa me futbollin te mashtrohet nje komb i tere, te behet krim duke vrare pasionin e cdo futbolisti sot dhe enderrat e cdo femije neser!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image