Partizani interesohet për Hoxhallarin, Kotobelli futet në “lojë”

Të kuqtë pëlqejnë mbrojtësin e Tiranës. Mbrojtësi i majtë i të kuqve mund të përdoret në tratativat me klubin bardheblu

Partizani është në merkato dhe po vëzhgon emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen të kuqve gjatë muajit janar. Drejtuesit e klubit kanë shfaqur interes për lojtarë të ndryshëm. Të kuqtë duan të ndërhyjnë thuajse në çdo repart, pasi duan të hedhin bazat për sezonin e ardhshëm. Situata është mjaft e vështirë, pasi merkatoja e janarit nuk të ofron shumë emra dhe lojtarët shqiptarë janë të përfshirë në klubet e tyre dhe kanë kontrata.

Emri i ri i cili është shfaqur në listën e “demave” është ai i mbrojtësit Erion Hoxhallari. Futbollisti i Tiranës pëlqehet nga drejtuesit e kuq. Një tjetër fakt që ndihmon Hoxhallarin është edhe kontrata e tij e cila skadon në fund të vitit. 22-vjeçari nuk ka pranuar rinovimin me bardheblutë dhe kjo do të thotë se do largimin. “Demat” nuk duan të humbasin kohë dhe kërkojnë që ta marrin që në janar, në rastin më të keq të nënshkruajnë parakontratë.
Drejtuesit janë të pakënaqur nga forma e tregua nga Blerim Kotobelli dhe duan të gjejnë një rival tjetër për Renaldo Kalarin. 33-vjeçari është titullari i krahut të majtë të mbrojtjes.

HOXHALLARI – Drejtuesit e kuq po vëzhgojnë me vëmendje situatën e futbollistit te skuadra e Tiranës. Ata e dinë mjaft mirë se mbrojtësi nuk ka pranuar rinovimin për të mos thënë se janë një ndër arsyet kryesore që Hoxhallari nuk hedh firmën në kontratën e re me bardheblutë. Dëshira e tij është të ndryshojë ambient dhe të shkojë në një vend që pritet me krahë hapur. “Demat” po e bëjnë këtë gjë.

KOTOBELLI –  Në tratativat për afrimin e Hoxhallarit, të kuqtë mund të ofrojnë edhe shërbimet e Kotobellit. Drejtuesit e klubit janë të gatshëm për ta bërë, por vështirësia e tyre qëndron në bindjen e Kotobellit. Ky i fundit nuk do të pranonte që të luante me Kategorinë e Parë. Ai do të pranonte një largim në ndonjë ekip tjetër, por nuk do të preferonte largimin te Tirana në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *