Partizani i plotë para derbit, Hila lë pas dëmtimin dhe zbret në fushë

Ardit Hila, mesfushori i Partizanit, ka qëndruar për shumë kohë jashtë fushave për shkak dëmtimi, të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Skënderbeut. Mesfushori 26-vjeçar i është bashkuar grupit sot në stërvitje dhe duket se është riaftësuar.

Rikthimi i mesfushorit në fushat e blerta është konfirmuar nga klubi i Partizanit në faqen e tyre zyrtare. Një lajm shumë i mirë ky për Gegën, pasi Hila ka qenë një nga lojtarët më të aktivizuar në formacionin e Partizanit deri para dëmtimit.

Rikthimi i tij është në kohën e duhur, pikërisht para derbit. Megjithatë, në sfidën përballë Tiranës, do të mungojë Lorenc Trashi, mbrojtësi i majtë i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *