Partizani humbet në fund miqësoren e parë turke

Partizani ka luajtur sot miqësoren e parë në tokën turke, kundër Kasimpashas, klub nga Stambolli, që merr pjesë në Superligën turke.

Debutoi nga minuta e parë Bruno Telushi, ndërsa Jurgen Bardhi bëri sulmuesin e vetëm, në mungesë të alternativave.

Përfundoi 1-0 për turqit, që shënuan në minutën e fundit të ndeshjes me mesfushorin egjiptian Mahmud Trezege, pas një pakujdesie në mbrojtjen e Partizanit.

Ndeshje me ritëm të ulët, ku rastet për shënim ishin të pakta dhe dukej qartë që rezultati nuk ishte prioritet për dy trajnerët, ndërsa goli në fund doli rastësisht, sepse Kasimpasha nuk po dominonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *