Partizani humb 5 milion lekë

0

Përveç mungesës së fitores dhe ngushtimit të diferencës nga Skënderbeu me dy pikë tek Partizani kanë marrë edhe një goditje tjetër në aspektin financiar. Shifra e humbur në kampin e të kuqve llogaritet në vlerën e 5 milionë lekëve, burime të ndryshme në klubin e “demave” e konfirmojnë diçka të tillë. Arsyeja kryesore e një humbjeje të tillë është nga biletat e mbetura. Klubi i Tiranës nuk ka pranuar që të likuidojë shifrën e lekëve të këtyre biletave. Drejtuesit janë mjaft të irrituar me këtë sjellje dhe pretendojnë se kjo shifër parash është humbur vetëm nga organizimi i keq i bardhebluve. Sipas këtyre burimeve, zyrtarët e klubit i lënë fajin keq organizimit të ndeshjes. Ankesat e tyre kanë qenë që në shpërndarjen e biletave ditën e djeshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image