Partizani “hap krahun”, Flamurtari ende në telashe

0

Barazimi nuk i vlente askujt dhe për ters, pikërisht barazimi doli në dritë në supersfidën e Vlorës, mes Flamurtarit e Partizanit.

Përfundoi 1-1, barazim që nxjerr praktikisht (jo në teori) Partizanin nga loja, sepse i duhet një kombinim i mrekullueshëm rezultatesh në dy javët e fundit, gjë që duket e pamundur të ndodhë.

Ekuban në minutën e 32-të shënoi për të kuqtë dhe duket se gjithçka po shkonte mirë, por Flamutrari u përmirësua në pjesën e dytë dhe në minutën e 39-të Telushi barazoi nga pika e bardhë, pas një prekjeje me dorë në zonë nga Malota.

Një ndeshje e fortë, e ashpër e shumë nervoze, që pati edhe shumë raste të tjera për shënim, në të dyja portat, por asnjë gol.

Barazimi djeg Partizanin, por fut në siklet edhe Flamurtarin, sepse tashmë ndeshja kundër Laçit është jetike: fitorja vlen mbijetesën, gjithçka tjetër e fut kampionatin e vlonjatëve në një rrjedhë të frikshme.

Flamurtari – Partizani        1-1

Shënues: Telushi 49′ pen. / Ekuban 33′

Flamurtari: Halilaj, Jakovljeviç, Mauricio, Veliu, Rniç, Shkodra (Beqaj 83′), Telushi, Hyseni (Kuqi 77′), Shehaj, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Malota, Atanda, Kalari (Bardhi 67′), Vila, Ramadani, Cetkoviç, Torasa (Sukaj 77′), Trashi (Ibrahimi 43′), Ekuban. Trajner: Sulejman Starova

 Kartonë të verdhë: Telushi 62′, Danilo Alvesh 67′ / Trashi 39′, Malota 48′, Kalari 67′, Ramadani 78′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here