Partizani gjobit me 2000 euro Bathën

0

Mesfushori i “demave” merr dy dënime në një ditë. Klubi e gjobit me një shifër rreth 2000 euro. Lojtari do t’i mungojë 4 javë Starovës 

 

Eraldo Harlicaj

 

Ditë e keqe për Idriz Bathën. Mesfushori nuk ka kaluar një ditë të qetë sepse ka përjetuar dy dënime në një ditë. Klubi dhe Komisioni i Disiplinës kanë dënuar lojtarin në të dy aspektet, atë sportiv dhe financiar. Zv.kapiteni i Partizanit nuk po kalon një moment të mirë tek të kuqtë që pas ndeshjes me Bylisin, kur la ekipin me 10 lojtarë, pasi u përjashtua me karton të kuq se përdori fjalor të dënueshëm ndaj gjyqtarit, Hamitaj. Ky veprim do të lërë pasoja tek Batha që do t’i mungojë Partizanit për 4 javë, por përveç kësaj edhe klubi ka vepruar karshi lojtarit. Në skuadër është vendosur disiplina dhe po ndiqen politika të ashpra nga zyrtarët e klubit në këtë pjesë.

Gjoba e klubit – Veprimi i Idriz Bathës ka lënë shije të keqe tek të gjithë drejtuesit e klubit dhe pjesëtarët e stafit teknik. Përveç faktit se lojtari bëri një veprim të pamatur dhe të papranueshëm për disiplinën e klubit la edhe ekipin me 10 lojtarë në një ndeshje e cila mund të rezultojë vendimtare për fatet e kampionatit. Nisur nga kjo gjë, Bathës i është vendosur një gjobë rreth 2000 euro nga klubi. Më shumë sesa për rëndimin e gjendjes së tij financiare për 23-vjeçarin është vendosur kjo gjobë që t’i bëhet mësim. Drejtuesit e klubit kërkojnë që lojtarët të mos bëjnë përsëri kështu veprimesh të pamatura dhe të menaxhojnë nervat në lojë. Numrit 10-të të Partizanit do t’i dëmtojë jo pak kjo shifër financiare. Ndërsa mendohet se ndaj lojtarit do të ketë edhe masa të tjera. Atij mund t’i hiqet edhe numri 10, por nuk përjashtohet mundësia që të pezullohet edhe më shumë ndeshje nga klubi.

Disiplina – Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së e ka dënuar Bathën me katër ndeshje pezullim. Ai do të mungojë ndaj Skënderbeut, Teutës, Laçit dhe në kupë përsëri ndaj Laçit. Por, pas pezullimit të dy ndeshjeve të para ka mundësi që klubi të paguaj gjobën dhe të kthehet përsëri në shërbimet e Starovës. Me shumë mundësi Partizani do të paguaj shifrën që duhet në mënyrë që lojtari të kthehet në fushën e lojës.  “Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS”, shkruhet në vendimin e Disiplinës për Bathën.

 

 

4

ndeshje është pezulluar Batha nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së

 

2000

euro (rreth) mendohet se është gjoba që Partizani i ka vënë lojtarit

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here