Partizani gjen viktimën, e ka emrin Flamurtar…

0

 

Partizani – Flamurtari 3-0

(25-8, 25-13, 25-13)

Partizani: Shehu, Kaçani, Meçorapoj, Shaba, Goxhaj, Xhaferaj, Agolli (L)/Shera (L), E.Agolli Trajner: R.Tarja

Flamurtari: Mezinaj, Memetaj, Petritaj, Çaushaj, Isakaj, R.Isakaj/Tafili, Malaj Trajner: T.Driza

Gjyqtarë: E.Zenullari, A.Shehu (Tiranë)

Partizani i Roland Tares më në fund e ka gjetur “viktimën” në grupin B të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Dhe ajo e ka emrin Flamurtar, që për hir të së vërtetës ka bërë një paraqitje aspak premtuese për të mos thënë zhgënjyese. Tek Partizani dje ka munguar kapitenia Vankita Reka, por gjithsesi duket se në skuadër nuk është ndjerë. Sepse të kuqet edhe duke pasur lojtare të përvojës si Shehu e Shaba ia kanë dalë që në fund të jenë fituese 3-0. Përfundimet e seteve nuk kanë nevojë për koment, sepse janë aq të thella sa që ndeshja mes këtyre dy skuadrave nuk ka qenë as në kufinjtë e një takimi stërvitor. Pasi me paraqitjen e Flamurtarit, përtej rritjes morale të të kuqeve, Partizani nuk ka pasur asgjë për të fituar në elementët teknik e taktik. 25-8, 25-13, 25-13 dhe në fund 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Isakaj e Flamurtarit me 9 pikë e ndjekur nga Shehu, Shaba të Partizanit e Çaushaj e Flamurtarit me 6 pikë, si dhe Meçorapoj e Partizanit me pesë. Në bllok kanë dalë fituese Shehu e Partizanit dhe Çaushaj e Flamurtarit me tre mure fituese. Kurse në shërbim janë dalluar Shehu e Partizanit me shtatë rezultative, pasuar nga E.Agolli e Partizanit me pesë rezultative, si dhe Kaçani e Partizanit me tre. Në total në tre sete Partizani ka realizuar 75 pikë prej të cilave 48 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e Flamurtarit. Në krahun tjetër Flamurtari në tre sete ka realizuar 34 pikë prej të cilave 24 pikë vetë, kurse dhjetë pikë kanë ardhur nga gabimet e vlonjateve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image