Partizani gjen mbrojtës në Greqi, vjen talenti i Shpresave

Eraldo Harlicaj

Partizani ka në plan të ndërtojë një skuadër sa më të re dhe me perspektivë, duke synuar të afrojë të rinj të talentuar nga vendi, apo nga jashtë.

Plani ka nisur të zbatohet, sepse Sport Ekspres mëson se sot klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Kostandin Karriqi.

Anesor i djathtë, Karriqi e hënë një lojtar mjaft interesant, sepse luan edhe si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor shkatërrues.

21-vjeçari ka qenë në xhiron e Shqipërisë U-21 këto vitet e fundit, por edhe me Shqipërinë U-19 në vitin 2014.

I rritur në Greqi (ish-Asteras Magulis dhe Trikalla) , Karriqi shpërtheu sezonin e fundit te Anagenisi Kardhica, duke luajtur 27 ndeshje të plota, me një asist dhe një nivel mjaft të mirë loje.

Partizani e ka pikasur dhe e ka bindur të firmosë me të kuqtë, aty ku shpreson të hedhë hapin e madh, sepse është larguar Arbnor Fejzullahi dhe hapësirat në të djathtë të mbrojtjes janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *