Partizani fton tifozët në stadium, femrat dhe fëmijët hyjnë falas

Humbja në Korçë ka ulur edhe me shume entuziazmin të tifozët e Partizanit the është e qartë që një ndeshje në acarin që pritet të mërkurën në mbremje nuk josh askënd, aq më shumë që përballë është Lushnja.

Kjo ka bërë që Partizani të hapë dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për femrat dhe fëmijët e moshës nën 14 vjeç në takimin me Lushnjën. Në një njoftim për në faqen zyrtare, klubi i kuq sqaron se për këtë kategori hyrja do të jetë falas në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2.

Biletat që do të shpërndahen falas do të jenë të personalizuara dhe mund të tërhiqen në pikën e shitjes pranë “Selman Stërmasit” nga ora 09:00 e kësaj të marte.

Ndërkohë çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë: Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 500 Lekë. Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2 do të kushtojnë 200 Lekë.

Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2. Tifozëria mike do të ketë në dispozicion tribunat H1 dhe H2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *