Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

0

Është sërish Partizani fitues i Kupës së Shqipërisë, për të dytin vit rresht.

Sot të kuqtë fituan 1-0 finalen kundër Flamurtarit, luajtur në Elbasan.

Vendosi një gol i shënuar nga kapiteni Bajramaj në minutën e 33-të, një gol fantastik, me një gjuajtje shumë të bukur pas krosit nga Prodani.

Një fitore e merituar e Partizanit, që luajti më mirë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në aspektin e lojës dhe rasteve.

Flamurtari goditi një shtyllë me Jurgen Qarrin para golit, si dhe krijoi raste të mira në pjesën e dytë, por nuk pati forcë për të mposhtur portierin Dajsinani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here