Partizani është ribërë, por sa shumë sulmues anësorë!

0

Partizani afroi 9 lojtarë në këtë janar. Nga mbrojtja në sulm, kryeqytetasit u përforcuan shumë dhe afruan “një ekip të ri”

Partizani ishte një ndër ekipet që vonoi më shumë për të bërë merkaton e janarit, por në fund afroi shumë futbollistë njëkohësisht. Trajneri Sulejman Starova ka marrë në skuadër 9 futbollistë të rinj. Nga mbrojtja në sulm, “demat” shpenzuan shumë, madje bënë edhe sforco financiare si në rastin e sulmuesit të fundit, Besart Abdurahimi. Numri një i stolit dhe stafi teknik nuk mund të paraqesin asnjë ankesë tani për mungesë grupi, pasi afruan futbollistët që donin, thuajse një ekip të tërë. Të kuqtë afruan 9 lojtarë në merkaton e janarit duke mbipopulluar grupin, pa harruar edhe largimet e rëndësishme që bënë të kuqtë.
AFRIMET – 9 janë lojtarët e afruar nga Partizani në këtë merkato janari. Ekipi i kuq afroi dy mbrojtës: Egzon Belican dhe Renato Gojkoviç dhe Senad Hysenaj. Belica dhe Gojkoviç u morën si titullarë, ndërsa Hysenaj si një lojtar i perspektivës, pasi Kalari dhe Kotobelli nuk mund të konkurrohen nga 18-vjeçari. Në mesfushë u afruan Telushi, Mala dhe Çulum. Starova e cilëson Telushin si titullar fiks, ndërsa Çulumi pritet t’i bashkohet shpejt grupit. Lojtari tjetër i afruar në këtë repart është Esat Mala, një i ri premtues nga Kosova.
Në repartin e sulmit, Starova afroi Lukasin, Ramadanin dhe së fundmi Abdurahimin. Të 3 janë afruar për të qenë afër ekipit dhe titullar, sidomos ky i fundit.
Partizani ka afruar nga 3 lojtarë për repart që do të thotë se të kuqtë janë përforcuar në çdo repart.

LARGIMET –  Partizani skarcoi shumë lojtarë në këtë sezon. Deri tani janë larguar 13 futbollistë. Ekipi i kuq nisi largimet e afrimeve të gabuara në merkaton e verës, ndërsa anashkaloi edhe disa nga senatorët e skuadrës. Klubi i kuq hoqi dorë nga senatorët që ishin titullarë gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit.

“Autogoli” i merkatos, sulmues krahu me shumicë  

Partizani bëri një merkato voluminoze, por nuk u përforcua në pozicionet e duhura. Ekipi i Starovës mbetet sërish me një sulmues pykë edhe pas këtij janari. I vetmi lojtar që e mbulon atë pozicion është Edgar Çani, ky i fundit është një bast i rrezikshëm, pasi nuk ka luajtur prej kohësh në një ndeshje zyrtare.
Starova do të vuajë konkurrencën e madhe në krahë të sulmit, pasi për momentin ka Asanin, Trashin, Çulumin, Prognin, Bardhin, Lukasin dhe Abdurahimin për 3 pozicione. Të kuqtë morën në skuadër Abdurahimin, Lukasin dhe Çulumin duke qenë të mbipopulluar në këto reparte. I vetmi që e nuhat më shumë portën është ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës që ka arritur të shënojë në çdo skuadër që ka qenë. Kjo do të jetë një çështje që do e prekë ekipin e kuq gjatë gjithë sezonit.


Afrimet

  1. Bruno Telushi
  2. Esat Mala
  3. Lukas Kardozo
  4. Egzon Belica
  5. Renato Gojkoviç
  6. Senad Hysenaj
  7. Milan Çulum
  8. Emran Ramadani
  9. Besart Abudrahimi

Largimet

  1. Renato Malota
  2. Emiljano Vila
  3. Gëzim Krasniqi
  4. Xhevahir Sukaj
  5. Realdo Fili
  6. Xhovani La Kamera
  7. Kristjan Adorjan
  8. Uarlej
  9. Milan Basrak
  10. Erik Herrera
  11. Romeo Shahinas
  12. Andrea Selvaxhio
  13. Eglant Haxho
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.