Partizani do kualifikimin, motivohet me… fotografi

Partizani luajti 3 ditë më parë ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League përballë Karabakut, duke marrë një barazim 0-0 në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Lerdës bënë një ndeshje të mirë, por nuk arritën të gjenin golin.

Me datë 17, Partizani udhëton në Baku, aty ku do të luajë ndeshjen e kthimit përballë ekipit azerbajxhanas. “Demat e Kuq” synojnë kualifikimin në një fushë shumë të vështirë dhe për t’u motivuar edhe më shumë, kanë shpërndarë një foto-album në faqen e tyre zyrtare, ku shihet festa pas kualifikimit përballë Ferencvaroshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *