Partizani dhuron spektakël, por vetëm në kupë

Lojë, gola, spektakël, Partizani i bën të gjitha, por ka një problem, i bën vetëm në kupë. Sot të kuqtë fituan 7-0 ndaj Naftëtarit, rival që e mundën 6-2 edhe në ndeshjen e vajtjes, ndaj duket qartë që ishin dy ndeshje pa vlerë, që nuk i kanë shërbyer asnjërës palë, duke parë disnivelin e frikshëm.

Sot trajneri Juliano luajti me shumë lojtarë stoli, duke provuar nga minuta e parë emra si Selvaxho, Uarlej, Shahinas, Xhixhiua e Bardhi.

Pikërisht Bardhi shkëlqeu, me dy gola, ndërsa llogarinë e hapi Xhixhiua, i cili shënon gjithnjë, sa herë luan. Festë edhe për Herrerën, Basrakun, Adorjanin e Shahinasin, por ishte realisht një ndeshje mediokre, pa ndonjë peshë reale për Partizanin, që pret ndeshjen e fundjavës ndaj Lushnjës për të gjetur golat e parë sezonalë në kampionat.

Kupa e Shqipërisë, Turi i parë

Ora 13:00

Partizani – Naftëtari        7-0 (6-2)

Shënues: Xhixhiua 5′, Bardhi 45′, 89′, Basrak 50′, Herrera 66′, Adorjan 74′, Shahinasi 79′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *