Partizani dhe merkatoja, kush i merr përgjegjësitë e vendimeve?

Prej kohësh po flitet se Partizani është në duart e Luçiano Moxhit, se italiani do të sjellë supertalente e do ndërtohet skuadër për titull.

“Do të…”, ende i përket së ardhmes, sepse aktualiteti flet se te Partizani kanë ikur shumë e kanë ardhur vetëm Kotobelli i Progni.

U provuan edhe dy të huaj, mister total a vlejnë a jo, terr informativ.

Situatë absurde, fotokopje e asaj të vitit të shkuar. Erdhi Sormani, nisi projekt i ri, që zgjati veç pak muaj.

Erdhi një sulmues mjaft cilësor si Salibor Volash. E solli drejtori sportiv Edmond Haxhia, bëri detyrën, sepse duhej sulmues i vërtetë, nga ata që tërheqin skuadrën.

Me Ekubanin do formonte dyshe klasi, ndoshta sillte titullin.

E larguan, po kush? Sormani vendosi të luante pa sulmues? Njerëzit pranë tij në klub?

Pyetja që ngrihet është: Kush r ka mbajtur përgjegjësinë për merkaton te Partizani? Kush largoi Volashin, i cili tani luan në Holandë, pas 15 golave në Slloveni sezonin e fundit? Po Torasën me shokë, kush i largoi pa zëvendësuar?

Përgjigje zor se do vijnë ndonjëherë, por të shohim ç’do bëjë Moxhi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *