Partizani “çmend” Europën, “demat” tërbojnë hungarezët

0

Të kuqtë kanë arritur të kualifikohen  falë një ndeshjeje spektakolare. 120 minuta ankth dhe mjafton një super kapiten

 

Ferencvarosh-Partizani 1-1 (1-3)

Shënues: Gera 13 (p)/ Husing 40?

Ferencvarosh: Dibuzh, Pinter (46? Nagi), Dilaver, Almeida, Ramirez, Hysing, Trinks (66? Djuriçin), Gera, Bode, Varga  (46? Sestak), Lovrençiç Trajner: T. Doll

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Vila, Trashi, Batha (26? Ekuban), Torasa (71? Atanda), Fili (82? Bardhi) Trajner: A. Sormani

Zëvendësimet: Bode, Ramirez, Gera, Dilaver / Krasniqi. Torasa, Atanda

Gjyqtar: Kristo Tohver (Estoni)

Penalltitë

Hoxha +

Gera –

Vila –

Sestak –

Trashi +

  1. Nagy +

Ekuban +

Ramirez –

 

Golat

13’ – Krasniqi bën një ndë4rhyrje të gabuar në zonë dhe shkakton penallti. Gera nuk gabon përballë portierit Hoxha. 1-0.

40 ‘ – Aksion nga krahu i djathtë për Partizanin. Një top drejt zonës përfundon në këmbët e Husing që e dërgon në rrjetë duke barazuar rezultatin me një autogol. 1-1

 

Episodet

15’ – Fili provon një goditje nga ashtë zone, por jashtë porte.

17 ‘ – Trashi provon një goditje dënimi, pro topi përfundon në goditje korne.

27’ – Ferencvaroshi bën një aksion të mirë, por Vargas nuk shënjestrën si duhet portën e Hoxhës.

29’ – Dilaver provon një goditje nga distanca, por jashtë porte.

39’ – Trinks provon një goditje dënimi, por nuk shënjestrën si duhet kuadratin.

45’ – Lovrensis tenton një goditje jashtë zone, por pret portieri hoxha mjaft apozicional.

47’ – Bode provon nga një goditje jashtë zone në të njëjtën pozicion si shënoi në “Elbasan Arena”, por gabon në shënjestrën drejt kuadratit.

50’ – Husing provon një goditje, por nuk shënjestrën si duhet kuadratin.

57 ‘ – Lovrencis gabon në goditjen finale duke mos gjetur kuadratin. “Demat” janë me fat.

65’ – Trashi provon një goditje dënimi, por nuk gjen kuadratin nga një distancë rreth 25 metra.

74’ –Husing afër golit. Provon me kokë, por pret në mënyrë spektakolare portieri Hoxha duke pritur topin.

 

 

 

Një ëndërr që vazhdon… kështu besuam dhe kështu u bë! Partizani arriti të bënte atë që as tifozi më i zjarrtë i demave”, ndoshta nuk e kishte shpresuar.  “Demat” kaluan në turin e 3-të eliminator të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me 11-metërsha, 3-1, Ferencvaroshin në Hungari. Në një stadium ku dëgjohej mbështetja e tifozëve të kuq, gjatë gjithë 90-minutave. Diçka që çuditi edhe vetë hungarezët. 90-minutat e ndeshjes përfunduan 1-1, rezultat me të cilin u mbyllën edhe 30 minutat shtesë. Në penallti u shfaq edhe heroi i Partizanit, i cili ishte Alban Hoxha. Kapiteni priti 3 penallti, ndërsa shënoi të parën për ekipin e tij në formë parabole. Hoxha padyshim që meriton epitetin “SHËN”.

NDESHJA

Partizani e filloi takimin me një vendosje 4-1-4-1. Trajneri Sormani nuk kishte ndryshuar asgjë nga ndeshja e parë. Në fillim të lojës të dyja skuadrat e nisën vrullshëm dhe studionin njëra-tjetrën në mesfushë. Në minutën e 13-të qendërmbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, bëri një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, duke shkaktuar 11-metërsh në favor të hungarezve. Ekzekutimin e këtij 11-metërshi e merr përsipër Gera, ku nuk gabon dhe e çon topin në aty ku portieri Hoxha e ka të pamundur ta arrijë. Pjesa tjetër e lojës është e njëjtë për të dy ekipet. Partizani ka një mundësi të artë për shënim me Ekuban, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit mik. Të kuqtë duken këmbëngulës dhe në minutën e 41 vjen gëzimi i madh për skuadrën shqiptare. Pas një topi të harkuar në zonën kundërshtare Housing gabon duke e çuar topin në portën e tij. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me një Partizan premtues. Pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm si e para. Skuadrat kërkojnë më shumë të mbrohen se sa të sulmojnë. Partizani ka disa raste por pamundur t’i shfrytëzojnë si duhet. Hungarezët e Ferencvaroshit kërkojnë të mbyllin takimin brenda 90 minutave, por Hoxha është në ditën e tij sot. Takimi shkon dalëngadalë drejt përfundimit të ndeshjes, teksa Sormani përdor dhe kartën e fundit duke hedhur në fushë Bardhin në vend të Filit. Skuadra e kuqe është kthyer në gjysmëfushën e saj, ku duket që kërkon të ruajë këtë rezultat për të shkuar në kohë shtesë. Dhe kështu ndodh, ndeshja shkon në kohën shtesë. Kohët shtesë nuk sjellin asgjë për ndryshimin e rezultatit. Skuadrat duken më shumë të lodhura. Partizani kërkon ta çojë takimin te 11-metërshat, ndërsa Ferencvaroshi nuk pajtohet me këtë rezultat. Shumë faulla, shumë ndalime ka në lojë nga ana e gjyqtarit të ndeshjes. Hungarezët duken të ngarkuar psikologjikisht dhe nuk e prisnin këtë rezultat. Kështu mbyllet ky takim për t’i lënë radhën 11-metërshve. Penalltitë nxorën fituese skuadrën e Partizanit. Me një super Alban Hoxhën që shënoi një 11- metërsh dhe priti tre të tilla. Kapiteni padyshim është futur në histori, pasi është e radhë që një portier të shënojë me “panenka” dhe të presë 3 të tilla.

https://www.youtube.com/watch?v=EYRBvig4NmA

OK

Alban Hoxha është padyshim njeriu i ndeshjes. Kapiteni ka bërë gjithçka. Gjatë 90-minutave ka qenë në formë fantastike dhe penalltitë ishin qershia mbi tortë për të merituar notën 10-të. E gjithë skuadra meriton notën 10 dhe trajneri Sormani po bën një punët mjaft të mirë.

 

KO

Momenti më i keq i ndeshjes ishte dëmtimi i Bathës. E vetmja gjë negative për ndeshjen ishte ky çast.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.