Supergola dhe “mirupafshim”, Botev shumë i fortë për Partizanin

0

Europa League, turi i parë

Stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 17.00

Partizani – Botev         1-3

Shënues: Sukaj 4′ / Kossoko 27′, 88′, Nedelev 60′

Partizani: Alban Hoxha, Kotobelli, Ibrahimi, Atanda, Fejzullahu, Vila (Enok74′), Batha, Trashi, Mazrekaj (Fili 63′), Progni (Bardhi 74′), Sukaj. Trajner: Sulejman Starova. Të gatshëm: Xhika, Krasniq, Ismilaj, Kalari.

Botev: Çvoroviç, Minev, Panov, Syoyanov (Marin 84′), Dimov, Genev, Brisola (Tasev 80′), Omnibes, Baltanov, Nedelev (Jusein90+2′), Kossoko. Trajner: Nikolai Kirov. Të gatshëm: Kajzer, Dimitrov, Ongilio, Apostolov.

Kartonë të verdhë: Kotobelli 45+1′, Sukaj 90+3′ / Syoyanov 26′, Baltanov 60′

Gjyqtarë: Bryn Markham-Jones Daniel Beket, Ljuis Eduards,David Morgan (Uells)

GOLAT

4’ – Sukaj merr një top të gjatë dhe avancon i vetëm në krahun e majtë, në një pozicion mjaft të vështirë godet bukur dhe çon topin në fundin e rrjetës, duke kaluar të tijtë në avantazh. 1-0 për Partizanin.

27’ – Kossoko vendos baraspeshën. Sulmuesi i Botev shkarkon të djathtën e tij në dalje të zonës së Partizanit dhe gjen fundin e rrjetës, me Hoxhën këtë herë në pamundësi për të shmangur golin.

 

60’ – Miqtë kalojnë në avantazh. Nedelev shënon një supergol duke realizuar me të majtën nga një distancë e konsiderueshme.

 

88’ – I pafalshëm gabimi i Atandës. Kossoko rrëmben një top dhe avancon drejt portës, pasi kalon dhe kapitenin Hoxha, nuk e ka të vështirë që të realizojë golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën bullgare.

Një humbje që i tregon derën e daljes nga Europa mund të konsiderohet disfata me bullgarët e Botev. Partizani bëri shumë pak për të marrë një rezultat pozitiv, për të lënë së paku të hapur çështjen e kualifikimit. Dy golat e Kossoko dhe rrjeta e nedelev, zhvlerësuan golin e Xhevahir Sukajt. “Demat” kanë kaluar në avantazh vetëm pas 4 minutash lojë, me një realizim perfekt të shkodranit Sukaj. Me kalimin e minutave miqtë fituan terren dhe filluan të ngacmonin portën e Hoxhës, duke e mposhtur këtë të fundit në minutën e 27-të, me sulmuesin Kossoko që realizo një gol mjaft të bukur nga jashtë zone. Partizani mund të kishte pësuar dhe golin e dytë, por autori i golit të barazimit këtë herë u tregua i pafat duke gjetur vetëm shtyllën. Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, me miqtë që u treguan më këmbëngulës. Nedelev realizon golin e avantazhit duke i ndërlikuar akoma dhe më shumë gjërat, por nuk mjafton vetëm kaq, pasi një gafë e Atandës, i jep mundësinë Kossokos që të realizojë dhe golin e tretë, duke vrarë në një farë mënyre ëndrrën europiane, sepse pas një jave do të duhet një mrekulli që “të kuqtë” të avancojnë në turin e dytë.

 

EPISODET

11’ – Sukaj tenton të përsërisë vetveten, por këtë herë është më i avancuar se mbrojtja mike. Arbitri anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

23’ –  Miqtë tregohen të rrezikshëm dhe fitojnë terren. Kapiteni Baltanov provon të surprizojë nga distanca, por është në lartësinë e duhur “gardiani” Hoxha.

24’ – Mazrekaj kundërpërgjigjet duke provuar nga afro 20 metra, por tentativa e tij përfundon pak mbi traversë.

37’ –  Nedelev provon nga një goditje dënimi, kapiteni Hoxha tregohet vigjilent dhe neutralizon rrezikun.

41’ – Batha gabon në mesfushë dhe menjëherë bullgarët dalin përpara. Me fat Partizani, topi i goditur nga Kossoko pasi përplaset në shtyllë përfundon jashtë.

57′ – Syoyanov godet bukur nga distanca, fantastik Alban Hoxha, i cili bën mrekullinë, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një gol i sigurt.

71’ – Një top i gjatë për Sukajn, shkodrani bën të pamundurën, por nuk arrin që t’i japë topit devijimin e nevojshëm për t’i dhënë udhën drejt rrjetës.

87’ – Sukaj tenton nga një goditje dënimi, portieri mik tregohet i saktë dhe i sigurt, duke neutralizuar topin në dy kohë.

 

MOVIOLË

31’ – Atanda ndal topin me dorë brenda zone, për gjyqtarin është gjithçka e rregullt dhe loja duhet të vazhdojë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here