Partizani befason, provon talentin e kombëtares së Koresë së Jugut?

Pak nga pak projekti i prezantuar nga Olsi Rama para vitit të ri, për një Partizan të ri dhe me të ardhme të sigurt për shumë vite po merr jetë.

Pas spastrimit të janarit, po afrohen vetëm lojtarë pa emër dhe me moshë shumë të re. Sot u prezantua qendërmbrojtësi Renato Gojkoviç, vetëm 22 vjeç, i ardhur nga kampionati kroat, ndërsa në stërvitje kanë dalë edhe dy emra të rinj. I pari është mesfushori 19-vjeçar Henri Okebugu, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte tek Egnatia dhe prova te Partizani është paralajmëruar prej javësh.

Emri i dytë është një surprizë dhe bëhet fjalë për një futbollist me të dhëna të shkëlqyera. Bëhet fjalë për Xhin-Hjun Li, mesfushor nga Korea e Jugut, i cili është vetëm 20 vjeç, informon klubi.

Pjesë e kombëtares U21 dhe kombëtares olimpike të Koresë së Jugut, Li është në pronësi të Pohang Stilers, një ndër klubet më të rëndësishëm të vendit.

Në verë Pohangu e huazoi tek Austria e Vjenës në Austri dhe aty Li ka luajtur 16 ndeshje mes kampionatit, kupës e Ligës së Europës, duke shënuar edhe një gol në gusht në kampionat.

Tani, sipas Partizanit, Li zbarkon në Shqipëri dhe është ende mister pse ka lënë Vjenën për Tiranën, por nëse Starova e pëlqen, mesfushori do të qëndrojë në Tiranë të paktën deri në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *