Partizani B, pjesëmarrës në “Kupën Pavarësia”

0

 

Partizani B do të marrë pjesë në “Kupën Pavarësia” që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Turneu i cili ishte parashikuar të zhvillohej në Vlorë është spostuar në qytetin e Durrësit. Sikurse e kërkon tradita, turneu do të zhvillohet me katër skuadra, ku përveç Partizanit B, pjesëmarrës të tjerë do të jenë Shkëndija e Tetovës, që militon në ligën maqedonase, Ferronikeli skuadra kampione në fuqi e Kosovës, si edhe ekipi Otrant nga Ulqini.

Fituesi i “Kupës Pavarësia” do të vendoset pasi skuadrat pjesëmarrëse do të luajnë tre ndeshje me kohëzgjatje nga 45 minuta secila. Ekipet do të njohin rivalët në shortin që do të hidhet në darkën zyrtare të aktivitetit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here