Partizan, të duhet Benzinë dhe jo Naftë…

13 gola në dy ndeshje nuk janë pak, edhe pse po flasim për Kupën e Shqipërisë dhe për një skuadër që në krahasim me nënkampionët e Shqipërisë qëndron shumë larg. Gjashtë në ndeshjen e parë dhe shtatë në të dytën, por ndaj Naftëtarit, edhe linjat e dyta të Partizanit, treguan se mund të jenë yje në futbollin shqiptar. Një tjetër “stërvitje” që nuk mund të krijojë iluzione, sepse në kampionat, aty ku duhet të tregosh veten, tabela e golave është ende 0 dhe ajo e renditjes shënon 1 pikë. E thonë faktet. Dhe, nëse në kupë nafta mund të mjaftojë, në kampionat duhet benzina, ajo për shkëputjen e menjëhershme, sepse Skënderbeu dhe Kukësi nuk ecin, por vrapojnë….

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *