Partia raciste në Itali zgjedh senator afrikan, Baloteli shpërthen: “E turpshme, i kanë thënë që është i zi?”

0

Racizmi është një ndër plagët më të mëdha të njerëzimit dhe ndonjëherë partitë politike luajnë me këtë fakt për të fituar ndonjë votë. E tillë duket lëvizja e Lega Nord, partia italiane e famshme për pikëpamjet e saj raciste, betejën e hapur kundër emigracionit, kërkesat për mbyllje kufijsh e të tjera shprehje që kanë skandalizuar jo vetëm Italinë, por edhe më tej.

Tani Lega Nord, në mënyrë të pabesueshme, ka kandiduar dhe ka çuar në senatin italian të parin senator të zi në histori. Quhet Toni Ajuobi, është 62 vjeç, nga Nigeria, por që jeton prej 40 vitesh në Itali dhe është martuar me një italiane.

Praktikisht një italian, i takon të sillet si i tillë, por natyrisht është në partinë e gabuar. Edhe vetë Ajuobi ka pasur sjellje anormale në karrierën e vet politike, sepse ka qenë një nga ata që kanë ndërtuar platformën e partisë, ku ndër të tjera bie në sy kërkesa për të refuzuar transportimin në Itali të refugjatëve të shpëtuar nga vdekja në Detin Mesdhe, ku ka pasur shpesh tragjedi refugjatësh. Edhe gjatë fushatës, senatori i Lega Nord kishte si slogan “Stop Invazionit”, duke këmbëngulur se në Itali duhet të hyjnë vetëm emigrantë të ligjshëm.

I ashpër ka qenë reagimi i Mario Balotelit, një nga personat e paktë në futboll që i thotë gjërat ashtu si i mendon, pa e vrarë mendjen se i krijohen probleme.

Çfarë turpi! Ndoshta jam unë i verbër, ose ndoshta nuk i kanë thënë ende që është i zi”, shkruan sulmuesi në Instagram, duke shprehur kundërshtimin e tij që një njeri me ngjyrë të bashkojë forcat me Partinë më raciste në Itali.

Presidenti i Lega Nord, Salvini, në Tëitter reagoi: “Baloteli nuk më pëlqente në fushë dhe nuk më pëlqen fare as jashtë fushe”. Ndërkaq, senatori i ri Ajuobi: “Shpresoj të që kufizohet te puna që bën më mirë, si futbollist”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.