Parma “tregon dhëmbët”: Vjen Zhervinjo, pritet dhe Karamoh

0

Te Parma po mundohen në maksimum për të siguruar qëndrimin në Serie A, pas tri promocioneve radhazi nga Serie D e deri në majën e futbollit italian. Sipas lajme nga mediet italiane, skuadra është shumë pranë afrimit të dy sulmuesve anësorë, Zhervinjo dhe Karamoh.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka arritur akordin me klubin, ndërsa “drita jeshile” ka ardhur dhe nga skuadra kineze e Hebei Fortune. Edhe bisedimet për talentin e Interit Jan Karamoh po ecin mjaft mirë. Sulmuesi francez i pëlqen ideja e qëndrimit në Serie A dhe pritet që t’u japë drejtuesve të Parmës një përgjigje pozitive.

Zhervinjo dhe Karamoh te Parma do t’i bashkohen Biabianisë, Çiçiretit dhe Galanos, një kontingjent sulmi ky mëse i aftë për t’i siguruar qëndrimin mes më të mirëve të futbollit italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.