Parma nën hetim, disa sms mund t’i djegin Serinë A

Dy sms të dyshimta para Specia-Parma, ndeshja e fundit e kampionatit në Serinë B italiane, që u fitua 2-0 nga Parma, duke festuar rikthimin në Serinë A 3 vite pas falimentimit. Tashmë ka hije skandali, sepse ditët e fundit Federata italiane ka nisur hetimet pas denoncimit nga Specia, me dy futbollistë (De Kol dhe Mazi) dhe dy drejtues që janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Federatës.

Objektivi është të hidhet dritë mbi dy mesazhe të dërguara nga dy lojtarë të Parmës (Kalajo e Çeravolo), të cilët u shkruanin kolegëve të tyre te Parma.

Gazzetta dello Sport shkruan se “janë kërkuar në mënyrë jo direkte ndere, me mbrojtjen e Specias që duhej ta ulte pak përqendrimin, meqë Specia luante kot”.

Këto sms kanë alarmuar lojtarët, që u kanë treguar drejtuesve dhe së bashku kanë shkuar në federatë, pasi nëse nuk e bënin, më vonë zbulimi i historisë i fundoste, me akuzën e mosdenoncimit.

Tani Parma rrezikon shumë, deri te përjashtimi nga Seria A, sepse edhe sms të tilla konsiderohen tentativë e qartë korruptimi dhe manipulimi të rezultatit sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *