Parma e prezanton, mbrojtësi i kombëtares gati për Serie A

Kastriot Dermaku është zyrtarisht një lojtar i Parmës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua sezonin e kaluar me Kozencën në Serie B, aty ku zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi një gol.

Palët nuk rinovuan kontratën, 27-vjeçari doli lojtar i lirë dhe Parma përfitoi për t’i dhuruar një kontratë. Katër vite ka nënshkruar Dermaku me klubin emilian.

Parma i ka uruar mirëseardhjen lojtarit të lindur në Itali, ndërsa Dermaku, i cili ka zhvilluar tre ndeshje me Shqipërinë, është gati të provojë forcat në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *