Parma-Ankona, një pasdite e bukur… bastesh

0

Parma legjendare e viteve më parë tashmë po tenton të rilindë dhe nga Seria D ka shkuar tashmë në Lega Pro, divizioni i tretë.

Aktualisht Parma është e dyta, në play-off, sepse Venecia e ka fituar kampionatin. Kjo do të thotë se tashmë mendja është te faza play-off, por a justifikohet një ulje totale mobilizimi, deri në atë pikë sa brenda në “Tardini” të triumfojë Ankona 2-0?

E fundit në renditje, në krizë financiare, me autobus brenda dite deri në Parma, Ankona bëri mrekullinë, duke shënuar dy herë në pjesën e dytë, goli i dytë në minutën e 93-të.

Mrekulli? Jo dhe aq, sepse në Ankona e në Napoli, por edhe në komunën e Pocuolit në Napoli, plasën bastet. Ankona kuotohej rreth 15, një çmenduri, por në një pallat në Pocuoli kishin vendosur gjithë familjet nga pak euro për fitoren 2-0, rezultat i saktë që kuotohet nga 65 deri në 130!

Rreth 30 mijë euro u fituan vetëm në një pallat, por shifra më të mëdha u fituan nga ata që luajtën fitoren e Ankonës.

Parma sot proteston dhe hedh poshtë çdo akuzë, por realiteti flet vetë: nuk ka mundësi që qindra persona të çmenden dhe të vendosin baste të tilla. Njësoj si të turreshin të gjithë te Milan-Palermo 2-sh të dielën: a nuk do të ishte absurde sikur gjithë Italia të vendoste bast vetëm për Palermon dhe fitoren me rezultat të saktë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image