Paratiçi: Ramsej është keqpërdorur, ja pozicioni i tij ideal

0

Ditën e djeshme Juventusi zyrtarizoi firmën me Aron Ramsej. Uellsiani do t’i bashkohet kampionëve të Italisë në fund të sezonit nga Arsenali me kosto 0, pasi kontrata e mesfushorit me “topçinjtë” mbaron në muajin qershor.

Sigurisht në pamje të parë duket një lëvizje me shumë leverdi, por për të bindur uellsianin, Juventusit i është dashur t’i ofrojë një kontratë nga e cila do të përfitojë 450 mijë euro në javë, çka e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në Serie A pas Kristiano Ronaldos.

Drejtori Sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratiçi, ka shpjeguar në një intervistë se Ramsej është një lojtar që i ofron Juventusit diçka ndryshe. Drejtuesi i torinezëve nuk ngurron të ndajë dhe disa detaje taktike, që sigurisht do të jenë biseduar me trajnerin Alegri.

RAMSEJ – “Atë e morëm sepse është një lojtar që na ofron diçka që nuk e kemi për momentin. Një lojtar me aftësi jashtëzakonisht të mira teknike, por ka disa mangësi në fazën mbrojtëse dhe taktike. Mendoj se kjo e fundit vjen, pasi ai nuk e ka gjetur kurrë pozicionin e tij ideal. Vendi ideal për të do të ishte në një  mesfushë me tre lojtarë si një ‘mezzala’ (mesfushor me tipare sulmuese që shpesh ndërron vendin me sulmuesin anësor)”, përfundoi Paratiçi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.