“Paratiçi e di mirë çfarë dua të bëj vitin e ardhshëm”, Dibala flet hapur

Paulo Dibala është lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga Juventusi në këtë verë. Forma e dobët, marrëdhëniet jo të mira që kishte më Alegrin dhe qëndrimi në stol shtojnë edhe më shumë dyshimet se “La Joya” mund të largohet.
Vëllai i tij konfirmoi këto zëra kur u shpreh se Paulo mund të largohet në fund të sezonit. Atletiko e Madridit dhe Mançester Junajtid janë dy ekipet, që e duan më së shumti. Këto dyshime numri 10 i Juves zgjedh t’i mohojë personalisht dhe i premton besnikëri zyrtarëve të klubit.

“Vëllai im foli sipas vetes së tij. Paratiçi e di shumë mirë se çfarë dua të bëj vitin e ardhshëm. Ai e di që unë dua të vazhdoj këtu. Megjithatë jo çdo gjë varet nga unë. Shoqëria duhet të bëjë zgjedhjet e saj me trajnerin që do vijë, por vendimi im dihet.”

“Kam respekt për këtë fanellë dhe këto tifozë, kështu që nuk do të flas për asnjë ekip tjetër. Më duket mungesë respekti. Shpresoj të vijë një trajner që të jetë në gjëndje të fitojë gjithçka. Alegrin e përshëndeta si të gjithë të tjerët. E respektoj sepse ka qenë trajneri im i vetëm këtu”, u shpreh argjentinasi për “Sky Sport Italia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *