Paratë nuk janë gjithçka! Ciro Imobile refuzon sheikët e Newcastle, vazhdon fluturimin me Lacion

Mjafton që një emër të shënohet në listë dhe paratë nuk janë problem! Newcastle i sheikëve është i frikshëm jo vetëm në “Premier League”, por edhe për kampionatet e tjera të njohura në Europë pasi yjet e futbollit tundohen jo pak kur bëhet fjalë për rritje të të ardhurave të tyre financiare.

Por Ciro Imobile nuk futet në këtë rast, pasi ka refuzuar ofertën e ardhur nga Newcastle, që i jepte dyfishin e ofruar edhe nga Lacio për rinovim. Gjithsesi dëshirat e sulmuesit shkojnë më tepër se paratë, ndërsa do të përjetojë emocione të forta. Djemtë e Inzagit janë pikësëpari në garë për titullin kampion në Seria A, ndërsa pritet të luftojnë me Juventusin deri në ndeshjen e fundit të kampionatit italian. Gjithashtu në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e “Champions League”, për të nisur një fluturim që Lacios i ka munguar prej shumë vitesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *