Paratë blejnë gjithçka, Superkupa e Italisë sërish në tokën e sheikëve

Juventusi, si fitues i kampionatit dhe Lacio, si fituese e kupës së Italisë do të diskutojnë së bashku Superkupën e vendit të tyre. Federata vendase e futbollit ka deklaruar se ndeshja do të luhet përsëri në Arabinë Saudite, ku është zhvilluar edhe vitin e kaluar.
Vendimi për të vazhduar në Arabi ka hasur përsëri në kontestime. Marrëdhëniet politike dhe largësia janë arsyet kryesore të kundërshtimeve. Gjithashtu edhe problemet me piraterinë. Vitin e kaluar hakerat kanë sulmuar, duke transmetuar ndeshjen edhe në platforma të paautorizuara për ta bërë këtë.

Përtej kësaj federata italiane shprehet se ndeshja do të luhet atje ku është vendosur sepse do të respektohet kontrata e firmosur. Ky vendim do të anullohej vetëm në rast të kundërshtimit nga të dy klubet që do luajnë. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Juventusi dhe Lacio. Madje nuk pritet të ketë, duke parë përfitimet e majme që marrin pas kësaj ndeshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *