Paratë blejnë gjithçka, heroi i finales së Libertadores drejt Kinës

Kampionati kinez fillon në muajin mars dhe klubet e shtetit aziatik po përgatiten të “plaçkisin” klubet evropiane dhe ato amerikano-jugore. Ndër emrat më të përfolur për një transferim në lindjen e largët është ai i fantastistit të River Plejt, Huan Fernando Kuintero.

Kolumbiani ishte protagonisti i finales së Kupës së Libertadores me golin e tij fantastik, që i mundësoi River Plejti triumfin ndaj rivalëve të përjetshmë të Boka Zhuniors.

Paraqitjet e mira të 25-vjeccarit bënë që shumë klube evropiane të interesohen për të, por mesa duket ofertat më tunduese vijnë nga Kina. Në një intervistë me mediet kolumbiane, 25-vjeçari foli hapur, duke pranuar se transferta në Kinë është një opsion tejet interesant për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *